Reagimi interesant i Joshuas në rrjetet sociale pasi e nokautoi Pulevin

Anthony Joshua ka bërë një reagim epik pas fitores me nokaut ndaj Kubrat Pulev të shtunën mbrëma në Wembley.

Joshua ka arritur të mposht Pulevin në një super-meç të peshave të rënda, duke arritur ta nokautojë në raundin e nëntë.

Kjo fitore ka bërë që boksieri britanik të mbroj titujt e tij në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Pas triumfit ndaj Pulev, Joshua ka bërë një reagim epik në rrjetet sociale, duke e falënderuar bullgarin për nokautin e marrë.

“Faleminderit që erdhe”, ka qenë reagimi i shkurt i Joshuas në profilet e tij private në rrjetet sociale.

Ndryshe, Joshua pas triumfit ndaj Pulev i kërkoi meç bashkëkombësit të tij, Tyson Fur.