Reagimi interesant i mediumit malazez pas dominimit të Kosovës kundër Malit të Zi në ‘Fadil Vokrri’

Pjesa e parë mes Kosovës dhe Malit të Zi i ka takuar vendasve.

Në ndeshjet që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, “Dardanët” janë në epërsi prej dy golash.

Fillimisht Amir Rrahmani shënoi në minutën e dhjetë, kurse Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë në minutën e 34-të.

Skuadra e Bernard Challandes ka qenë më e mirë në këtë fraksion, duke dominuar në çdo aspekt.

Ndeshjen janë duke e përcjellur me interesim të madh edhe mediat malazeze.

“Vijesti.me” në titullin e artikullit pas pjesës së parë shkruan:

“Mali i Zi i zbehtë dhe i pafuqishëm në Prishtinë”.

Ndryshe, Kosova po përballet me Malin e Zi në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.

SHPËRNDAJE