Reagon Agim Bahtiri: Ku është Qeveria e Kosovës?

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër pas ndaljes së punimeve për rregullimin e rrugës në Deçan, shkruan Veriu.Info

Bahtiri ka thënë se është skandaloze se si Qeveria e Kosovës vazhdimisht po heshtë përballë ndërhyrjeve të vazhdueshme të Serbisë në vend.

Tutje, ai ka shtuar se Qeveria në vend se ta ndihmojë qytetin në këtë projekt dhe projekte të tjera, përkundrazi e ka përgjysmuar buxhetin për investime. /Veriu.Info

Ku është Qeveria e Kosovës?

Është skandaloze se si Qeveria e Kosovës po heshtë përball ndërhyrjeve të Serbisë që i bën vazhdimisht në vendin tonë.

Ndalja e punimeve për rregullimin e rrugës në Deçan është kulmi i veprimeve që po bëhen me dirigjim të Serbisë.

Është e papranueshme se si kjo Qeveri ka heshtur edhe për ndalimin e punimeve në lumin Ibër në Mitrovicë, projekt i cili është në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe është investimi më i madh kapital në Mitrovicë.

Qeveria në vend se ta ndihmoj Mitrovicën në këtë projekt dhe projekte të tjera për integrimin e qytetit, ajo madje ma ka përgjysmuar buxhetin për investime.

Një Qeveri me mandat të vjedhur si kjo e tanishmja, nuk ka guxim për të vepruar, pasi që është e shantazhuar nga Lista Serbe.

AB

Ku është Qeveria e Kosovës?Është skandaloze se si Qeveria e Kosovës po heshtë përball ndërhyrjeve të Serbisë që i bën…

Publiée par Agim Bahtiri sur Samedi 15 août 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE