Reagon Agim Bahtiri: Për tubimin e Mozzikut në Mitrovicë dha leje Qeveria pa na informuar

Pas një tubim të madh të organizuar nga këngëtari Mozzik në Mitrovicë ku u mblodhën qindra të rinj pa masa mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19 l, ka reaguar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka treguar se këngëtarit lejen i’a ka dhënë Qeveria e Kosovës pa e pyetur dhe pa e informuar komunën e Mitrovicës, gjegjësisht inspektorarin komunal.

Me këtë rast kryetaru Bahtiri e ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti se vazhdimisht po bën veprime në dëm të qytetarëve të Kosovës, transmeton Veriu.info.

Postimi i Agim Bahtirit:

Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare komunën dhe pa një dakordim të përbashkët. Më këtë rast janë shkelur të gjitha udhëzimet e dhëna nga institucionet shëndetësore për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit COVID-19.

Kjo Qeveri me çdo veprim të saj po tregon që është e papërgjegjshme dhe nuk i shërben jetës së qytetarëve të Kosovës.
Inspektorët komunal me vetmohim po e kryejnë punën e tyre çdo ditë, në bashkëpunim të plotë edhe me stacionin policor ne Mitrovicë, po leje të tilla të dhëna nga niveli qendror tregojnë se kjo Qeveri mbron vetëm interesa grupore dhe nuk janë të interesuar për bashkëpunim ndër-institucional në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Nga e hëna komuna e Mitrovicës do të ndërmerr veprime të reja në shërbim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, por tash do ta marrim vet përsipër mbrojtjen nga COVID-19, sepse ata që e vodhën pushtetin qendror vetëm dëme me efekte të pariparueshme po shkaktojnë.

Kam respekt për gjithë këngëtarët, por veprimi i sotëm është i papranueshëm dhe i dëmshëm.

AB

Tubimit të organizuar nga këngëtari Gramoz Aliu në Mitrovicë i është dhënë leje nga Qeveria e Kosovës pa e pyetur fare…

Publiée par Agim Bahtiri sur Samedi 8 août 2020

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE