Reagon edhe Haki Abazi: Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i thënë atij se e ka vështirë ta kuptojë se Erdhi Dita.

Abazi iu bashkua kolegëve të tij të partisë në përplasjet me përfaqësuesit e PDK-së dhe presidentin Thaçi, të cilët akuzuan nënkryetaren e VV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, për akuza ndaj UÇK-së.

Numri dy i qeverisë, ka theksuar se nëse presidenti i vendit e ka vështrirë ta besojë, atëherë qytetarët e duan dhe mbështesin qeverinë Kurti.

Reagimi i plotë i Abazit:

E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti.

Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt.

Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë.

SHPËRNDAJE