Reagon edhe Isa Mustafa, i ka dy fjalë për liderët që thanë se s’do ta lejonin vizitën në Ujman

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë.

Mustafa ka thënë se presidenti serb po e viziton veriun sipas planit të tij, edhe përkundër deklaratave të liderëve që rrahën gjoks, se nuk do ta lejojnë ta vizitoj Ujmanin, shkruan GazetaBlic.

Ai ka shtuar se problemi i vërtet nuk qëndron në vizitën e Vuçiqit, por në fjalimin e tij për resurset e Kosovës.

Lexoni shkrimin e plotë

Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij.

Problemi nuk qëndron në faktin se një President i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që Presidenti ynë të vizitojë Serbinë.

Por është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jokushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendime territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiqit.

Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negocueshëm me askënd për aq sa nuk është e negocueshme pavarësia e Kosovës.

SHPËRNDAJE