Reagon këshilltari i Vjosa Osmanit: Ajo kurrë s’ka qenë përkthyese e Thaçit, sepse s’ka punuar për të

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në një postim të bërë dje në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjur ashpër kryekuvendares, Vjosa Osmani.

Ndër të tjera ai e ka quajtur atë si përkthyese të Thaçit dhe frikacake.

E në lidhje me epitetin e parë, përmes një postimi reagon edhe këshilltari i Osmanit, Artan Murati.

Ky është postimi i tij i plotë:

Puna e përkthyesit dhe demantimi i qartë nga arkiva e Departamentit të Shtetit ku Sekretarja Clinton e prezenton Vjosa Osmanin si Shefe të Stafit të Presidentit Sejdiu

E para, profesioni i përkthyesit është profesion i ndershëm, i vështirë e në raste të takimeve të nivelit të lartë, është edhe determinues që mesazhi i rëndësishëm politik i një shteti të përcillet si duhet. Pra, ata që mendojnë se e fyejnë dikë duke e quajtur përkthyes, gabohen. POR, Vjosa Osmani kurrë nuk ka punuar si përkthyese e Hashim Thacit. Kurrë.

Thjeshtë, sepse kurrë nuk ka punuar për Hashim Thacin. Ne fakt, ajo ka qenë e angazhuar vetëm si Këshilltare e lartë e pastaj si Shefe e Stafit të Presidentit Sejdiu dhe në këtë cilësi (pra si shefe e stafit të Presidentit Sejdiu) ka ndihmuar në takimin e organizuar me Sekretaren Clinton, të mbajtur në Departamentin e Shtetit.

Pra, jo si përkthyese e Thacit, por sepse kjo ndihmë i është kërkuar direkt nga vetë Sekretarja Clinton atë ditë për shkak të vonesës së përkthyesit të departamentit të shtetit. Sekretarja Clinton para mediave të gjithë botës e prezenton znj.Osmani si ‘Shefe e Stafit të Presidentit”. Shih si dëshmi arkivën e Departamentit të Shtetit nga data 26 shkurt 2009. I gjithë transkripti I kësaj konferencë për shtyp mund të gjindet këtu: https://2009-2017.state.gov/…/200920…/rm/2009a/02/119845.htm

Znj.Osmani vërtetë e korrigjoi Thacin në atë konferencë për shtyp. Por kjo nuk ishte hera e fundit që u desht ta korrigjonte. Këtë e ka bërë vazhdimisht, në cilindo kapacitet publik, duke u shërbyer kështu gjithnjë qytetarëve me nder e duke vënë gjithnjë interesat e Republikës para cdo interesi tjetër.

SHPËRNDAJE