Reagon Kimete Berisha: Me pas qenë Auloni djali i dikujt prej këtyne t’mëdhenjve, sa e kishin dënu vrasësin e tij!

Pas vendimit të Gjykatës për dëniminn e vrasësve të Aulon Zekës ka reaguar shumë ashpër edhe publicistja Kimete Berisha, raporton Veriu.info

Ajo ka thënë që për njerëzit e varfër nuk ka drejtësi, pasi që drejtësinë e bëjnë kriminelët. Sipas znj. Berisha nuk mund të ketë drejtësi përderisa gjykatësit dhe prokurorët janë shkelë me pare, madje jo vetëm politika por edhe paraja vendos se kush duhet të dënohet e kush të lirohet.

Kritikat e publicistet Berisha shkojnë të gjitha në adresë të politikës si fajtori kryesor i gjendjes në vend, madje ajo nuk heziton të përmend edhe vjedhjet në dhomat e dëshmive të krimit, faljen e kriminelëve.
Por mbi të gjitha ajo shtron një pyetje se sa do të dënohej vrasësi i Aulonit po të ishte ky i fundit djali i ndonjërit prej këtyre të ‘mëdhenjve’ VERIU.INFO

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kimete Berishës në rrjetin social facebook:

SHPËRNDAJE