Reagon MPJ tregon se a ka tërheqje të njohjes për pavarësinë e Kosovës

Mediet serbe në vazhdimësi po raportojnë për tërheqje të njohjes së Kosovës.

Edhe sot u raportua se Union i Komoreve ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se Union i Komoreve është “shteti i radhës” që do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, Ministria e Punëve të Jashtme e ka demantuar këtë lajm.

Këshilltari i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë për lajmi.net, se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Jo nuk ka asgjë të vërtet nga ky lajm”, ka thënë shkurt Zyberaj.

Unioni i Komoreve ndodhen në brigjet lindore të Afrikës në Oqeanin Indian.

Diplomacia serbe, në krye me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, është në lobim të vazhdueshëm kundër pavarësisë së Kosovës dhe tërheqjeve të njohjeve nga vendet që tashmë e kanë njohur shtetasin e Kosovës.

Gjithashtu, tashmë është bërë e ditur se shteti serb shpenzon miliona euro për fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe çështje të tjera që pengojnë zhvillimin e shtetësisë së Kosovës.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Unioni i Komoreve ka ndodhur me 19 maj 2009.

SHPËRNDAJE