Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dalë në një konferencë për medie menjëherë pas përfundimit të konferencës nga deputetët e LDK-së.
Ai e ka vazhduar diskursin e pakuptimtë të partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve, duke i sulmuar partitë opozitare për mosprezencën e tyre në seancën e sotme.
Krasniqi ka theksuar sulmin e tij sidomos ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilën ka thënë se ka qenë skeptike edhe në lidhje me Pavarësinë e vendit.
Ai ka shtuar që ‘bota ka ndryshuar’ dhe se nuk ka shqiptarë në Kosovë që nuk do t’i gëzohej bashkimit të Preshevës – edhe pse një gjë e tillë mund të cënojë statusin politik të vendit. /Periskopi