Reagon sindikata “Postieri” / Punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat, ndërkohë shpallet konkursi për 35 vende!

Tashmë kur po hyjmë në fund të muajit janar, një pjesë e punëtorëve të Postës së Kosovës ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Mirëpo kjo nuk ka ndaluar bordin e kësaj poste, që të hap konkurs për 35 punëtor të rinj, gjë e cila ka shqetësuar Shoqatën Sindikale Postieri të punëtorëve të Postës së Kosovës.

Ata përmes një reagimi kanë treguar se që me ardhjen në krye të bordit të përkohshëm të drejtorëve në Postën e Kosovës ka pasur ngjarje të cilat kanë shkaktuar pakënaqësi tek një numër i punëtoreve.

Ata në shkresën dërguar drejtuesve të Bordit, kanë bërë të ditur se nuk janë kundër punësimeve të reja por se në mungesë të projekteve që ka kjo ndërmarrje, frikësohen se situata financiare e kësaj ndërmarrje do të keqësohet edhe më shumë.

Më poshtë e gjeni shkresën e shoqatës: