Real Madrid 0-3 Barcelona, notat e lojtarëve: Messi me notë maksimale, dëshpërojnë mbrojtësit madrilenë

El Clasicon e 270 e ka fituara skuadra mysafire e Barcelonës.

Real Madrid ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër katalunasve me rezultat 3-0.

Tashmë kanë dal edhe vlerësimet e para të lojtarëve, ku më i dobëti është në radhët e Los Blancos.

Dani Carvajal, i cili shkaktoi penalti dhe mori karton të kuq, ishte lojtari më i dobët në fushë duke u vlerësuar me notën (5.3).

Paraqitje të dobët tek vendasit kishin edhe mbrojtësit Sergio Ramos (5.7), Varane (5.8) dhe Marcelo (5.9).

Më i miri në fushë tek vendasit ishte portieri Keylor Navas që bëri disa pritje fantastike (7.7)

Tek mysafirët më i miri në ndeshje ishte i jashtëzakonshmi Lionel Messi që mori notën maksimale 10.

Paraqitje tejet të mirë kishin edhe Sergi Roberto (8.5), Luis Suarez (8.1) dhe portieri Ter Stegen (7.9).

Pas kësaj, Barcelona zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 45 pikë ndërsa Reali mbetet në të katërtën me 31 sosh. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE