Real Madrid kërkon transferimin e yllit të Atleticos

Real Madrid po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Niguez, për vitin e ardhshëm.

‘Don Balon’ raporton se Niguez është dëshirë e Real Madridit, përcjell lajmi.net.

‘Los Blancos’ kanë identifikuar 24 vjeçarin si alternativë në rast të dështimit të transferimit të Paul Pogbas nga Manchester United.

Saul këtë sezon është paraqitur në gjashtë ndeshje për Atletico Madridin në La Liga.

SHPËRNDAJE