Real Madrid nënshkruajti kontratën më të madhe në historinë e këtij klubi

Një marrëveshje në vlerë 1.6 miliardë euro është nënshkruar në mes të Real Madridit dhe kompanisë së veshmbathjeve Adidas

Kompania gjermane do të dizajnoj fanellat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme, dhe kjo marrëveshje do t’u sjellë të ardhura ‘Los Blancos’ prej 120 milionë euro në sezon.

Kjo është marrëveshja më e madhe e arritur nga Real Madrid në histori të klubit.

Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitoj 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

Adidasi do të ketë hapësirën e vet në ‘Santiago Bernabeun’ e ri, me dyqanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.

Kujtojmë se marrëveshje me Adidas kanë edhe Bayern Munich, Arsenal dhe Manchester United./Lajmi/

SHPËRNDAJE