Real Madridi bën ofertë të re për Paul Pogba

Real Madridi i ka bërë ofertë të re, të përmirësuar Manchester Unitedit për mesfushorin Paul Pogba, sipas mediave franceze.

Gjiganti spanjoll është i gatshëm t’i paguajë plot 150 milionë euro për mesfushorin francez.

Unitedi po ngurron ta lërë Pogban të largohet nga klubi, por është i vetëdijshëm për problemet që mund t’iu shfaqen nëse e mban një futbollist të palumtur në skuadër.

Trajneri Zinedine Zidane dëshiron me çdo kusht ta ketë bashkatdhetarin e vet në skuadrën madrilene, për t’i dhënë mesfushës një pamje të re.

Gjiganti anglez e refuzoi ofertën paraprake të Realit, 80 milionë euro plus Gareth Bale.

Por, presidenti i Madridit Florentino Perez është i gatshëm t’i paguajë 150 milionë euro për të tani, sipas gazetës franceze L’Equipe.

SHPËRNDAJE