Real Madridi, pesë trofe brenda një viti kalendarik për herë të parë

Fitorja 1 me 0 e Real Madridit ndaj Gremios pasditen e sotme (e shtunë) i siguroi atyre titullin në Kupën e Botës për Klube dhe trofeun e tyre të pestë brenda një viti kalendar për herë të parë në historinë e klubit.

Skuadra e Zinedine Zidanes dominoi nga fillimi e deri në fund në Abu Dhabi dhe mbrojti titullin me plotë meritë pas golit në pjesën e dytë nga Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë duke i siguruar atyre trofeun e tretë të Kupës së Botës për Klube brenda katër viteve.

Triumfi do të thotë se ata do të përfundojnë vitin 2017 duke ngritur pesë trofe të ndryshëm qysh nga fillimi i këtij viti, një arritje e papritur për klubin.

La Liga, Liga e Kampionëve, Superkupa e Spanjës dhe Superkupa e Evropës janë katër trofetë e tjerë të siguruara nga Real Madridi.

Nëse bëjmë krahasime, rivali i tyre – Barcelona ka fituar vetëm një titull brenda vitit 2017 (Kupën e Mbretit)./arbresh.info/

SHPËRNDAJE