Rebelimi i Sami Lushtakut me shokë a do ta ndajë PDK-në si në kohën?

Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq  degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, thotë se atë  nuk mund ta largojë askush nga partia.

Ai iu është përgjigjur në këtë mënyrë  fushatës së liderit të PDK-së, Kadri Veselit, i cili liroj nga postet disa zyrtarë që kanë probleme me drejtësinë, por duket se  Lushtaku është kategorik. Ai thotë se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse atij i mbushet mendja vetë për t’u larguar.

Lushtaku ka thënë se nga Partia Demokratike e Kosovës s’mund ta largojë askush.

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, ka thënë Sami Lushtaku.

Kadri Veseli mori këtë inciativë disa ditë pasi ishte rizgjedhur në krye të PDK-së, në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë së tij.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.

SHPËRNDAJE