‘Rebelohet’ Ramush Haradinaj: Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen, as unë s’do të ndalem

Kryeministri në dorëheqje, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se do të vazhdojë ta ruaj territorin e Kosovës.

Ai nê një shënim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se nuk po ndalen përkrahësit e Sllobodan Millosheviqit, i njohur si kasapi i Ballkanit

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka shkruar ai.