‘Rebelohet’ zyrtari i lartë i LDK-së me protestën e sotme të VV-së

Ish- deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hatim Baxhaku ka reaguar pas protestës së sotme.

Në një shënim në Facebook ai ka pyetue se çka ndryshoi që sot VV protestoi qetë, derisa në qeverisjen e Isa Mustafëa, donin ta kallnin vendin.

Reagimi i plotë:

Po bojka edhe kështu a?

Sot u mbajtë protesta e thirrur nga VV në kundërshtim të Hashim Thaqit.

Shumë mirë. Protesta ishte paqësore dhe është shumë mirë që ishte paqësore! Dhe, nuk jam kundër që ishte paqësore, përkundrazi më vjen shumë mirë. Po, po, me vjen shumë mirë. Por nuk di çka ka ndryshuar :VV apo situata në Kosove.

E di se e para ka ndryshuar shume , dhe ate,për të keqë.

Për këtë të dytën nuk e di. Ne Kosovë asgjë nuk eshtë ma mirë.

Marrëveshja e Prillit e 2013 e nënshkruar nga Thaqi dhe ajo e 2015 (që është derivat i saj por e permirsiar nën qeverisjen e LDK- së me pikën 7 e cila kërkon që vendimi per themelimin e Asocoacioni të komunave me shumicë serbe dhe pastaj edhe Statuti të shkojnë në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës ) eshtë sty. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u ratifikua po ai i njejti.

Pozita e Republikës së Kosovës si në planin e brendëshem ashtu edhe në ate ndërkombtar është më e keqe se asnjëherë më parë. Presidenti bene pazaret më të fëlliqura me sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosovës.

Qeveria e Haradinajt është qeveria më e madhe, më e keqe, më skandaloze, ma e pa ditur, me plotë vendime me erë të rëndë korrupcioni, me ministra e zevendësminstra nen aktakuzë me…

Dhe protesta eshtë e qetë!!! Dhe unë nuk e kam të qartë ( në të vërtetë e kam shumë të qartë) : Pse gjithë ai mmlefë , gjithë ajo urrejtje dhe gjithë ajo dhunë ne Qeverinë e LDK-së?

Prandaj Vetëvendosje ia ka borxh LDK-së ti jap një sqarim pse e kishte gjithë atë mllef kundër qeverise se sajë para se të kërkon bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve dhe kordinim të opozitës,LDK-së në rradhë të parë, e i cili bashkëpunim dhe kordinim e them edhe unë se është i domosdoshëm dhe të cilin edhe unë e përkrahi dhe e dëshiroj.

Mbesë me shprese se VV është pishman per veprimet në kohen e Qeverisë së Isa Mustafës.

SHPËRNDAJE