Reklama e Ramazanit që po përlotë botën: Djaloshi arab viziton Trumpin, Putinin, Merkelin (Video)

Një kompani telefonike e Kuvajtit, ka bërë një reklamë me një djalë të vogël i cili u bën thirrje liderëve botërore që të ndërhyjnë në krizën arabe.

Reklama është bërë virale.

Ajo përfshinë edhe një deklaratë imagjinare, sikur Jersualemi po shpallet kryeqytet i Palestinës.

Në video, djaloshi i vogël u adresohet liderëve si Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres, shkruan Periskopi.

Në afërsi të një figure si Trump, djaloshi i uron presidentit amerikan muajin e Ramazit dhe e lutë atë të bëjnë ‘iftarin’ bashkë ‘nën shtëpinë e tij të rrënuar’.

Më pas, djaloshi shkon te presidenti rus Vladimir Putin dhe i tregon atij për familjen që ka humbur në luftë. Më pas, u flet edhe kancelares Merkel dhe kryeministrit të Kanadasë, Trudeau.

Ja videoja e plotë:

SHPËRNDAJE