Remzi Ejupi: Kryesia e FFK-së po e poshtëron futbollin e Kosovës – Ku janë 40 milionë euro të UEFA-s e FIFA-s?

Përkundër dënimit me një vit suspendim nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovë (FFK), Remzi Ejupi nuk i ka ndalur kritikat dhe akuzat ndaj krerëve të shtëpisë së futbollit.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës (RTK), president i FC Prishtinës i ka shpreh dyshimet e tij për keqpërdirmet e milionave eurove nga prijësit e FFK-së, transmeton “Zëri”.

Sipas Ejupit, janë mbi 40 milionë euro të hyra në FFK, kryesisht nga UEFA e FIFA, që prej kur Kosova është anëtarësuar në këto dy organizata.

Derisa pohon se ende nuk është bërë një auditim i pavarur e i besueshëm. Ejupi potencon se FFK vazhdimisht mashtron duke thënë se mbi 1 milion euro u janë ndarë klubeve.

“Çka nëse u janë nda ato 1 milion euro klubeve. Ato UEFA nuk i ka destinuar për avokatë, e ku ta di unë, por për klube. Këta (prijësit e FFK-së) ia ndajnë dikujt 5 mijë, dikujt 10 mijë euro, sepse kështu mundohen ta blejnë heshtjen e klubeve. Pse nuk ndahen në mënyrë transparete ato para që u takojnë klubeve, por në atë formë. Kjo sjellje e vazhdueshme e FFK-së i ka mërzitur klubet”, thotë Ejupi.

Ai shtoi se e kishte në plan që t’ua numërojë të gjitha këto krerëve të FFK-së në Kuvendin që drejtuesit e saj po vazhdojnë të mos e mbajnë, por u dënua enkas që të mos ua thotë ato para delegatëve të tjerë.

“Por, në Kuvend janë 60 Remzi (delegatë) të tjerë që unë shpresoj të gjejnë guxim dhe të kërkojnë llogari”, u shpreh ai.

Ejupi ka thënë se presidenti Agim Ademi po e keqpërdorë besimin e atyre që ia kanë besuar postin e kryetarit, të cilin e kishin zgjedhur për ta zëvendësuar ish kryetarin Fadil Vokrri.

Sipas Ejupit, delegatët mendonin se Ademi – pasi për vite ishte zëvendës i Vokrrit – besonin se ai do t’i vazhdojë punët e mira të Vokrrit, e në anën tjetër do t’i eliminojë lëshimet e tij.

Por, sipas Ejupit, me Ademi prejse u bë kryetar veç çka është fundosur futbolli i Kosovës, i cili edhe ashtu ishte në gjendje jo të mirë.

Intervistën e Remzi Ejupit, presidentit të FC Prishtinës, për RTK mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.