Rënie e madhe e temperaturave për fundjavë, ky është parashikimi

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu. Në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s. Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsishtë të ngjajshme me të vikendit

SHPËRNDAJE