Reshitaj: Po punojmë në krijimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit

Ministrja e ambientit Albena Reshitaj ka folur në konferencën e ndërtimit, e cila po organizohet nga Media Ndërtimi rreth planeve që ka ministria që ajo drejton, shkruan Veriu.info.

Reshitaj ka theksuar se kanë proceduar në Kuvend ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, i cili sipas saj do të legalizojë me mijëra ndërtime pa leje në Kosovë.

Ministrja gjithashtu ka treguar se janë duke punuar në krijimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimit, të cilët do të kontribuonin në krijimin e një planifikimi urban.

Ky është shkrimi i plotë i ministres Albena Reshitaj:

Sonte me një fjalë rasti iu drejtova të pranishmëve në Konferencën e Ndërtimit që po organizohet nga Media Ndërtimi.

Përgëzova organizatorët për organizimin dhe shpalosa veprimet konkrete që jemi duke realizuar për krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor.

Pas miratimit në Qeveri, ne kemi proceduar në kuvend Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, i cili do të legalizojë me mijëra ndërtime pa leje në Kosovë.

Po ashtu jemi në krijim të Odës së Arkitekteve dhe Inxhiniereve të Ndërtimit, përmes së cilës arkitektet do të liqencohen dhe do të kontribuojnë në krijimin e një planifikimi të duhur urban.

Këtë javë do të nënshkruaj vendimin për krijimin e Hartës Zonale të Kosovës, e cila po krijohet për herë të parë në shtetin tonë.

Njëkohësisht jemi duke monitoruar komunat në krijimin e hartave të tyre zonale.

Kosova ka arkitekt e inxhinier profesionist, të cilëve do t’i krijojmë hapësirë që ata të kontribuojnë në krijimin e një pamje evropiane të qyteteve të Kosovës.

SHPËRNDAJE