Reshitaj: Shëndeti i shoqërisë prioritet i Qeverisë

Ministrja e ambientit Albena Reshitaj në ditën botërore të shëndetit ka deklaruar se është e lumtur që si doktore e ortodoncisë, tani në pozitën e ministres ka mundësi të kontribuojë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme përmes mbrojtjes së mjedisit nga ndotja, raporton Veriu.info.

Reshitaj ka shtuar se prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti i shoqërisë, sepse një shoqëri e shëndoshë është garanci e zhvillimit të përgjithshëm të vendit./ Veriu.info

Ky është shkrimi i plotë i ministres Albena Reshitaj:(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje )

Dita Botërore e Shëndetit

Shëndeti i shoqërisë duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, një shoqëri e shëndoshë është garanci e zhvillimit të përgjithshëm të vendit.

Mjekësia kosovare tani duhët të orientohet më shumë në masa preventive, informim dhe edukim të qytetarëve për të parandaluar dhe diagnostifikuar me kohë sëmundjet e ndryshe për të cilat shteti jonë ende nuk ka kapacitete të mjaftueshme të trajtimit.

Fatkeqësisht një pjesë e sëmundjeve vjen nga shkaqet e ndotjes së mjedisit, andaj jam e lumtur që krahas punës sime si doktore e ortodoncisë, në pozitën e ministres së MMPH-së kam mundësi që bashkë me ju qytetarë të dashur të kontribuojmë në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme përmes mbrojtjes së mjedisit nga ndotja, e në veçanti përmes reduktimit të ndotjes së ajrit, ujit e tokës.

SHPËRNDAJE