Reuters: I arrestuari i parë nga Specialja ishte komandant i lartë i UÇK-së

Agjencia Ndërkombëtare e Lajmeve, Reuters ka shkruar për arrestimin e parë të bërë nga Gjykata Speciale të ish-eprorit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa.

Në raportimin e kësaj agjencie tregohet se Mustafa është arrestuar në Kosovë për shkak të një urdhër-arresti dhe tani po dërgohet për në Holandë.

Po ashtu aty thuhet se i arrestuari i parë është komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konflikti në Kosovë 1998-99.

“Mustafa i cili është edhe i dyshuari i parë që aktualisht ndodhet në paraburgim, ishte një komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konflikti në Kosovë 1998-99”.

“Gjykata përmes një deklarate të shkurtër ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë kundër Mustafës, megjithatë nuk ka dhënë hollësi se me cilat akuza po përballet”, thuhet në raportimin e Reuters.

SHPËRNDAJE