Rexhep Selimi e godet Fatmir Limajn, e krahason me këtë grua

Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ekipi negociator për dialog i propozuar nga Qeveria e Kosovës, është thjesht një përpjekje për ta ndrequr siç ka thënë ai fotografinë e Hashim Thaçit në pazaret e tij politike.

Në BlicIntervista,e cila transmetohet sonte nga ora 21:00 në faqen zyrtare të Gazetës Blic në facebook, Selimi ka thënë se Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj mund ta ndalin Thaçi, por nuk duan që ta bëjnë një gjë të tillë.

E perderisa Thaçi takon Vuçiqin, Selimi ka thënë se Limaj është vetëm një zëvendësim i dobët i Edita Tahirit.

Ata mund ta ndalin Thaçin, por ata nuk duan ta ndalin Thaçin, dhe perderisa nuk e bënë një gjë të tillë atëherë unë e llogaris që këta janë rreshtuar me Thaçin, dhe në mos kundërshtimin e asaj që ata mendojnë se është keq por edhe me krijimi i një ekipi negociator në krye me Limajn i cili ekip e kanë thjesht për ta rregulluar fotografinë Thaçit e jo për të ndikuar në bisedime, sepse përderisa Thaçi takohet me Vuqiqin Limaj thjesht mund të jetë një kopje e dobët e Edita Tahirit.

SHPËRNDAJE