Rezultate të frikshme në zgjedhjet europiane, partia e ekstremistes Le Pen del e para në Francë

Presidenti Emmanuel Macron po pëson humbje në zgjedhjet parlamentare të BE’së. Është partia e së djathtës ekstreme që udhëhiqet nga Marine Le Pen që po udhëheq në rezultatet e para të publikuara në shtetin e Francës.

Partia e Macron ka 22.5% të votave deri tani ndërsa ajo e nacionalistëve të Le Pen ka 24%. Në vendin e tretë janë “Të Gjelbërtit” që kanë 13%pastaj konservatorët dhe socialistët me 8% dhe 6.5% respektivisht.

Rezultati është një dëshprim për Macron i cili kishte bërë fushatë të madhe para fillimit të zgjedhjeve. Presidentit i duhej kjo fitore për të rritur legjitimitetin e tij teksa së bashku me Gjermaninë po kërkojnë një rritje të integritetit breda Bashkimit Europian.

Në Gjermani kristiandemokratët e Angela Merkel përsëri kanë dalë të parët, ndonëse këtë herë duket që do të kenë më pak ulëse.

Ndërkohë edhe në Hungari partitë e së djathtës kanë treguar sukses të shtuar. Fidesz, partia që udhëhiqet nga kryeministri Viktor Orban ka deri më tani 56% të të votave. Partitë kundërshtare të tij, ajo e koalicionit demokratë të majtë dhe socialistëve, kanë marrë vetëm 10%.. Partia Jobbik që është po ashtu e së djathtës ekstreme ka 9%.

Mbetet të shihet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve më të mëdha ndërkombëtare për të dalë në përfundime. Por deri më tani mund të thuhet se populli evropian ka votuar për liderë të cilët kanë bindje ekstreme politike dhe kanë qëndrime antagoniste ndaj emigrantëve dhe institucioneve evropiane./Express/

SHPËRNDAJE