Rimeçi i madh në boks: Ruiz kërkon të paguhet më shumë se Joshua

Më 7 dhjetor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet revanshi mes kampionit të botës në fuqi në peshën e rëndë, meksikanit Andy Ruiz Jr dhe britanikut Anthony Joshua.

Gjithsesi, vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të revanshit kanë nisur polemikat e para, të cilat kanë të bëjnë me përqindjen e shumës së parave.

Sipas mediave amerikane, Ruiz do të arkëtojë 9 milionë dollarë nga kjo sdë në Arabi, 3 milionë më shumë se sa në sdën e parë, kur mposhti Joshua. Ndërsa britaniku Anthony Joshua do të arkëtojë 10 herë më shumë, rreth 90 milionë dollarë.

Kjo sfidë pritet të sjellë rreth 100 milionë dollarë time dhe kjo ndarje nuk i ka Ruiz, që kërkon një ndarje 60-40 të timit, natyrisht në favor të Joshua.

Kjo pritet të transmetohet “live” nga platform DAZN, çka favorizon Joshua, që ka një kontratë me këtë kompani.

Gjithsesi, bisedimet vazhdojnë në lidhje me përqindjen e timit, me Ruiz që synon të shkojë deri në 15 apo 20 milionë dollarë. Kjo do të varet edhe nga shitja on-line e të drejtës televizive.

SHPËRNDAJE