Është rivarrosur trupi i gruas nga fshati Llugë e komunës së Istogut vetëm një ditë pasi ajo u zhvarros me kërkësen e familjareve të saj, pasi ata dyshonin se vdekja e 39-vjeçares nuk erdhi si pasojë Covid-19.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfimuar Drejtori për Shëndetësi në Istog Mujë Osmanaj.
Ai tha se ende nuk dihen rezultatet e autopsisë.
“Po, është rivarrosur. Ne nuk i kemi ende rezultatet e autopsisë. Jemi duke i pritur akoma”.
Kujtojmë se e ndjera ishte testuar për koronavirus dhe sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kishte dalë pozitive.