Roberti kur t’i shikojë do t’i bie ‘pishman’ për ndarjen nga Nora

Nora Istrefi tërheqëse në fotosesionin e fundit.

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, në llogarinë e saj “Instagram”, ka publikuar disa fotografi të reja ku shfaqet e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë.

Këngëtarja 34 vjeçare është shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar pamje nga jeta e saj private, por edhe ajo profesionale.

Ajo në fotosesionin e fundit duket mjaft tërheqëse, shkruan rtv21 tv. “Disa fotografi të shpejta në festën e ditëlindjes së miqve të mi”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografisë.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Nora në bashkëpunim me Gjikon sollën këngën “Ana”. Këngë kjo e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 31 milionë klikime në kanalin zyrtar “Youtube”.

SHPËRNDAJE