Romantikët e LDK’së: Puthje, lule dhe dashuri pakufi për gratë e tyre

Zyrtarët e LDK’së këto ditë janë treguar romantikë në rrjetet sociale, duke uruar bashkshortet e tyre, me lule e puthje për përvjetorë të ndryshëm.

Ishte dje Avdullah Hoti ai i cili tregoi një anë tjetër të tij, atë më romantike, duke qenë se bashkëshortja e tij festoi ditëlindjen.

Hoti e uroi atë duke i bërë një dedikim të veçantë në llogarinë e tij në Facebook.

“Urime ditëlindjen.U bënë 22 vjet së bashku, por që kaluan sa ‘qel e mshel sytë’”.

Por, hiç më pak romanticitet nuk mungoi as sot nga ana e zyrtarit të lartë të LDK’së, Bajram Gecajt, pasi ai dhe bashkëshortja e tij po festojnë përvjetorin e martesës.

Çifti kishte zgjedhur që së bashku me fëmijët e tyre të festojnë këtë ditë kaq të rëndësishme për ta, ndërsa dhe puthja e Gecajt ndaj bashkëshortes nuk mungoi, shoqëruar me një buqetë me lule, ku këtë moment ajo nuk hezitoi ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale.

“Përvjetori i argjendtë i martesës..para 25 viteve lidhem fatet tona. Urime dashuri”, ishte urimi i bashkëshortes për Gecajn./blic./gazetametro.net

SHPËRNDAJE