Ronaldo akuzohet sërish për përdhunim, një grua e dytë “fundos” CR7

Avokati i amerikanes Kathryn Mayorga, e cila pretendon se është përdhunuar nga Cristiano Ronaldo në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009, thotë se ai është kontaktuar nga një grua e dytë, e cila po ashtu pretendon se është sulmuar seksualisht nga ylli portugez i futbollit.

Leslie Stovall, që përfaqëson ish-modelen amerikane Mayorga, i tha The Mail të dielën: “Unë kam pasur një telefonatë nga një grua që pretendon të ketë pasur një përvojë të ngjashme”, por ai refuzoi të deklaronte emrin e gruas në fjalë.

Ronaldo akuzohet se ka dhunuar Mayorga, teksa ajo refuzoi duke thënë “jo, jo, jo”. Sipas dëshmisë portugezi e kapi atë në një dhomë të veçantë në Las Vegas.

Ai akuzohet gjithashtu për detyrimin e Mayorga për pranimin e 375 mijë dollarëve për të heshtur për incidentin. Policia e Las Vegas ka rihapur dosjen e sulmit seksual nga viti 2009 me kërkesën e gruas në një padi të paraqitur më 27 shtator.

Pretendimet ndaj sulmuesit të Juventusit Ronaldo u botuan për herë të parë nga media gjermane “Der Spiegel” si rezultat i hetimit të tyre.

SHPËRNDAJE