Ronaldo blen klubin e njohur spanjoll

Ronaldo Nazario është i interesuar në blerjen e klubit të Real Valladolid.

Sipas gazetës braziliane O Globo, Ronaldo është interesuar për të blerë klubin e njohur spanjoll që garon ne Ligën e dytë spanjolle.

Sipas mediave Ronaldo do të ishte i gatshëm të paguajë 30 milionë për t’u ulur në kryesinë e klubit.

Ronaldo u pa së bashku me futbollistët e tjerë të Valladolidit disa ditë më parë.

Ish futbollisti i njohur mund të zyrtarizojë kalimin e tij tek Valladolid në ditët e ardhshme, pasi sipas MARCA, presidenti i Valladolidit, Carlos Suarez, ka mohuar vazhdimin me klubin./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE