Ronaldo debuton tek Juventus, i ndodh ajo që askush nuk e ka menduar

Portieri i Chievos, Stefano Sorrentino, e kaloi natën në spital pasi u ndesh me Cristiano Ronaldon në ndeshjen e djeshme e cila ishte debutuese për portugezin.

Ai sot i ka shfaqur dëmtimet e pësuara në rrjetin social të Instagramit. Sorrentino ka pësuar thyerje të hundës, dëmtim të zverkut dhe shtypje të shpatullës së majtë

Ronaldo erdhi në Juventus nga Real Madridi për 112 milionë euro gjatë kësaj vere, dhe dje në ndeshjen hapëse me Chievon, ai u përplasë me portierin në minutat e fundit të ndeshjes, të cilin e goditi në fytyrë, ku më pas portieri u detyrua që të largohet nga loja dhe u dërgua në spital.

Mario Mandzukiç arriti të shënojë gol, por arbitri e anuloi me të drejtë, pasi Ronaldo kishte shkaktuar faull ndaj portierit.

Sorrentino ishte i shtrirë në tokë, ndërsa Chiellini dhe Dybala vazhdonin të festonin golin e anuluar.

Për këtë arsye, ylli argjentinas i Juventusit është kritikuar edhe në rrjetet sociale, ku ka reaguar dhe ka kërkuar ndjesë. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE