Ronaldo e merr një vendim befasues

Cristiano Ronaldo nuk do të paguajë borxhin e supozuar me vlerë 14 milionë euro.

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka vendosur të mos paguajë 14 milionë eurot për të cilat ai akuzohet, shkruan Marca, përcjell Gazeta Blic.

Portugezi akuzohet nga gjykatat në Spanjë se ka bërë evazion fiskal me vlerë 14.8 milionë euro, akuzë për të cilin ai është shprehur se është i pafajshëm.

Kompania e cila përfaqëson Ronaldo, Gestifute, ka bërë të ditur se 32-vjeçari nuk ka për qëllim të paguajë borxhin e tij për të cilin akuzohet, para paraqitjes së tij në seancën gjyqësore.

Fituesi i Topit të Artë do të dalë para gjykatës në Madrid më 31 korrik, ndërsa ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ronaldo më herët këtë muaj bëri të ditur se do të largohet nga Real Madrid dhe Spanja, derisa interesim për shërbimet e tij kanë shprehur Paris Saint-Germain dhe ish-klubi Manchester United.

Ronaldo pritet të marrë vendimin pas bisedimeve që do të mbajë me Florentino Perezin.

SHPËRNDAJE