Ronaldo komenton kartonin e kuq të Higuanit

Cristiano Ronaldo festoi fitoren e Juventusit ndaj Milanit, por shpreson se Gonzalo Higuain të mos dënohet shumë rëndë pas kartonit të kuq që mori në ndeshje.

Ishte sulmuesi, Mario Mandzukic që shënoi në fillim dhe Cristiano Ronaldo përfundoi rezultatin përfundimtar, por ai që e pësoi më keq në përballje ishte Higuian që u ndëshkua me karton të kuq përcjell portali arbresh.info.

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash kundër Milanit është gjithmonë shumë e vështirë”

“Fitorja 2-0 në San Siro nuk është një gjë e mirë. Ishte e rëndësishme për të fituar, sepse Napoli e mposhti Genoan natën e kaluar dhe ne duhej të mbanim distancën tonë “, kishte deklaruar portugezi.

Tensioni u rrit në këtë ndeshje e arriti te Higuain, i cili kishte sjellje të pahijshme e pati të bërtituara në drejtim të arbitrit dhe më pas humbi plotësisht kontrollin, duke shpërthyer në lot.

“I thashë atij të qetësohej, pasi rrezikoi të kishte edhe një ndëshkim edhe më të rëndë. Ai nuk bëri shumë në këtë ndeshje, ishte nervoz në humbjen e lojës, kjo është e kuptueshme dhe unë shpresoj se ai nuk do të ndëshkohet shumë rëndë “, tha CR7 për Sky Sport Italia.

Cristiano Roanldo, po shkëlqen në këtë sezon te Seria A. Sulmuesi portugez k arritur që në këtë sezon për Juventusin të shënojë tetë gola dhe të bëjë pesë asistime. Ai po ashtu ka një gol të realizuar në Champions League.

Duket qartë se futbollisti portugez vazhdon të jetë ende i rëndësishëm pa marrë parasysh se cilit ekip i takon.

SHPËRNDAJE