Ronaldo po bën gjithçka për ta sjellë Pogban në Juventus

Cristiano Ronaldo është duke bërë gjithçka për ta bindur Juventusin ta kthejë në klub Paul Pogban e Manchester Unitedit, sipas Don Balon.

Superylli portugez beson se blerja e Pogbas është e nevojshme për ta ngritur standardin e Juventusit si kandidat serioz për ta fituar Ligën e Kampionëve, transmeton Express.

Barcelona, ndërkohë, po ashtu është në garë për mesfushorin francez, e ardhmja e të cilit në United është e pasigurt.

Pogba i ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Jose Mourinho dhe nuk ndihet i lumtur në “Old Trafford”.

SHPËRNDAJE