Ronaldo s’e braktisi i vetëm Realin, mori me vete te Juventusi një person të rëndësishëm (FOTO)

Juventusi çuditi botën e futbollit me blerjen e Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit për 100 milionë euro, duke i siguruar portugezit një pagë të majme vjetore 30 milionë euro.

Mirëpo CR7 nuk ka qenë i vetmi që braktisi “Los Blancos” për t’iu bashkuar bardhezinjve.

Më këshillën ose kërkesën e “yllit” portugez Juventusi “bleu” edhe fizioterapistin Javier Santamaria, me synimin për ta mbajtur gjatë gjithë sezonit në formë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Për 16 vite Javier Santamaria ka qenë pjesë e stafit mjekësor të Realit, ndërsa në vitin 2014 Ronaldo e mori me vete edhe gjatë grumbullimeve me përfaqësuesen e Portugalisë për Botërorin që u zhvillua në Brazil.

Në fakt, Juventusi kishte nevojë për të plotësuar stafit me një fizioterapist dhe kur Ronaldo bëri propozimin e tij, të gjithë mbetën të kënaqur.

 

SHPËRNDAJE