Ronaldo zbarkon në Torino, ja si duket pas pushimeve

Cristiano Ronaldo ka zbarkuar në aeroportin e Torinos, për të filluar zyrtarisht aventurën e tij si lojtar i Juventusit.

Ndonëse “transferimi i shekullit” ndodhi dy javë më parë, portugezi mbaroi sot pushimet, për të nisur tashmë punën si futbollist i Juventusit, pas 9 sezonesh te Reali i Madridit.

Gjashtë makina Jeep ishin vënë në pritje të Ronaldos, që prej 3 orësh, ndërsa rreth 30-40 tifozë kishin preferuar t’i uronin sërish mirëseardhjen në aeroport.

CR7 do të startojë nesër stërvitjen, së bashku me lojtarët e tjerë juventinë që ishin në “Rusi 2018”, si Dybala, Higuain, Douglas Costa, Juan Cuadrado dhe Bentancour.

Image

Pjesa tjetër e skuadrës së Allegrit ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon ndeshjet e vlefshme për International Champions Cup dhe pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme.

Image

Gjithsesi Ronaldo do të vijojë me programin e diferencuar, për t’iu bashkuar grupit vetëm më datë 12 gusht, ndërsa debutimi pritet të bëhet në transfertën ndaj Chievos në Verona, që përkon edhe me ndeshjen hapëse të Serisë A.

Image

 

SHPËRNDAJE