Ronaldon e pret dënimi i radhës, ja si e qëlloi në fytyrë lojtarin e Gironas? (FOTO)

Si të mos mjaftonte humbja poshtëruese në fushën e Gironas, problemet tek shtëpia e Realit duket se nuk mbarojnë.

Mediat iberike kanë kapur një moment ku Ronaldo gjuan me shpullë një lojtar të Gironas, gjatë një dyluftimi për topin.

Ky veprim nuk u pa nga arbitrat e ndeshjes, por pas publikimit të këtyre pamjeve, mund të vijë edhe një dënim tjetër për portugezin, pak kohë pasi u dënua për goditje të arbitrit në Superkupën ndaj Barcelonës në fillimin e sezonit.

Kujtojmë se Reali në fund e humbi 2:1 këtë sfidë, që në letër dukej e lehtë.

SHPËRNDAJE