Rozana Radi si asnjëherë më parë, shfaqet super seksi me bikini

Duhet thënë se kohëve të fundit karriera e Rozana Radit ka qenë në maksimum, ku krahas angazhimit në muzikë, ajo ka moderuar emisionin “Boom”, bashkë me Fiori Dardhën.


Por teksa stina e nxehtë ndodhet në mesin e saj, edhe Rozana ka shkuar në det.

Ajo ka publikuar dy fotografi ku shihet me bikini, dhe me një trup më në formë se kurrë.

Në njërën prej tyre, Rozi shihet me bikini të zeza gjysmë transparente, ndërsa në tjetrën me të kuqe, ku dalin në pah format e theksuara.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi prej afro pesë vitesh është në një lidhje të konsoliduar dashurie.

Personi që i ka rrëmbyer zemrën është Shpëtim Karakushi, oficer i policisë gjyqësore në Tiranë. Madje së shpejti çifti ka planifikuar të martohen, ndonëse nuk ka një datë të fiksuar.

SHPËRNDAJE