Rrah gruan, arrestohet llapjani

Një person është arrestuar në Podujevë pasi ka sulmuar gruan e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është trajtuar në Emergjencë pas lëndimeve të marra, derisa thuhet se deri te sulmi ka ardhur pas një mosmarrëveshje në familje.

“Më 10.05.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në Emergjencën e Podujevës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE