Rrahje mes dy personave për parking në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Gjilan pasi që pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut e ka sulmuar fizikisht biletashitësin.

Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan. Po ashtu gjatë sulmit fizik dhe rrahjes është dëmtuar edhe një automjet me tabela të huaja pronë e ankuesit.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes

SHPËRNDAJE