Rrahjet në LDK-në e Mitrovicës, flasin protagonistët

Safet Kamberi akuzon Tafil Pecin për prishje të procesit zgjedhor të LDK-së në Mitrovicë. Peci i mohon akuzat.

Një mbledhje e nisur për të zgjedhur kryetarin e nëndegës, përfundoi në grushte.

Gjithë kjo ngjarje ndodhi në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, në nëndegën qendër të Mitrovicës.

Tensione pati edhe në një nëndegë tjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.

Ndërkohë, akuzat mes palëve të përfshira nuk kanë të ndalur.

E kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, për gjithë këtë ndodhi drejton gishtin nga nënkryetar i Tafil Peci.

Por, këtyre akuzave u është përgjigjur vetë Tafil Peci.

Ky lë fajtor kryetarin e degës për krejt atë cka ndodhi të dielën në Kuvendin zgjedhor të LDK-së.

Peci shton se të gjitha kushtet për tu zhvilluar procesi zgjedhor ishin të plotësuara.

Ndërkohë, në dega e LDK-së në Mitrovicë është ndarë në dy grupe.

Një që e mbështetë Sfet Kamberin ndërsa grupi tjetër e mbështet Faton Pecin.

Për këtë të fundit kryetari aktual, thotë se po e dëmton LDK-në.

Pos kësaj Kamberi thotë se kundër- kandidati i tij Faton Peci, e ka mbështetjen e ish-deputetit të LDK-së, Sadri Ferati.

Por, ky i fundit për T7 ka thënë të mos jetë përzier në zgjedhjet që po mbahen në degën e LDK në Mitrovicë.

Ndërkohë, Faton Peci nuk ka dashur të flas me arsyetimin se sqarimet do ti jap në një emision televiziv.

Ndërsa procesi zgjedhor i LDK-së në Mitrovicë është ndërprerë deri në një vendim tjetër të kësaj partie.

SHPËRNDAJE