Rrëfehet Azem Vllasi, trondit opinionin: Para atentatit kisha disa thirrje me prefiks rus

Në ditën kritike Azem Vllasi ka thënë se Jashari ka tentuar me forcë që të hynte në banesën e tij.

Armën e ka pasur të drejtuar në gjoksin e tij dhe gjatë kacafytjes e ka goditur në anën e majtë, shkruan sot Koha Ditore. Pas kësaj, ka thënë se bashkëshortja e ka mbyllur me forcë derën.

Pas trajtimit mjekësor, ka thënë se i kanë lënë përshtypje dy thirrje telefonike me kodin “79”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Mora vesh se ishte kod rus, thirrja e parë më 13 mars në ora 18:55 nga numri +79… dhe del një shënim me shkronjën ruse ‘Nije vazhno’, kurse thirrja e dytë në të njëjtën datë në orën 19:46 minuta dhe del emri rusisht ‘Tatiana’ me shkronja ruse. Të nesërmen, kam tentuar që t’i thërras këta numra, por nuk është lajmëruar askush. Numrat ua kam dhënë hetuesve”, ka shtuar Vllasi.

SHPËRNDAJE