Rrëfehet shqiptari që u rrit me Ibrahimoviqin: Ishte shumë belaxhi i madh

Shqiptari nga Struga, Adi Hoxha, ka dhënë një rrëfim për jetën e tij në Malmo të Suedisë, ku ishte rritur së bashku me njërën ndër ikonat e futbollit, Zlatan Ibrahimovicin, për të cilin thotë se si fëmijë ishte shumë belaxhi.

Adi Hoxha, i lindur në Suedi por me origjinë nga Struga, ka rrëfyer se si kishte qenë shoqëria e tij me Zlatan Ibrahimovicin dhe ka treguar se si nëna e tij e kishte ushqyer plot herë suedezin.

Ibrahimovici ka arritur majat e suksesit në futboll dhe sportin botëror, por si shokë të fëmijërisë Hoxha ende mban kontakte me të, sado që janë të rralla.

“Si ishte Zlatan i vogël? Belaxhi, shumë belaxhi. Gjithmonë duhej me këqyr se çfarë bën ai, kiush është ai”, tha Hoxha, në një intervistë të dhënë për Lajm TV, transmeton Gazeta Express.

“E kam njohur Zlatanin që kur i kishte gjashtë vjeç, sot jam 40-vjeçar. Zlatani ka banuar këtu, në këtë ndërtesë, në katin e pestë dhe ne kemi banuar në këtë ndërtesën afër, në katin e tretë”.

Më tutje, Hoxha tregoi se Hoxha tregon se me Ibrahimovicin kishin luajtur së bashku në disa klube suedeze. Ai thotë se ata kishin qenë shumë shokë të ngushtë.

“Nëna e tij banonte këtu, mirëpo kushtet i kishin shumë të vështira. Ai vinte te ne dhe hante bukë, nëna e tij e ka ushqyer atë shumë herë”.

“Tash flasim shumë rrallë. Për herë të fundit kemi folur para rreth katër vjetëve. Atëherë isha në Paris dhe e shikova një lojë të PSG-së dhe aty ishte hera e fundit”.

Ibrahimovici ia kishte dhuruar Hoxhës një fanellë të nënshkruar nga ai të Ajaxit kur ishte transferuar te gjiganti holandez, ndërsa vëllait të tij atë të Juventusit.

SHPËRNDAJE