Rrëfen e mbijetuara e familjes: Motra ime nuk e di që ka humbur burrin dhe vajzën

Familja Cakoni ka humbur dy anëtarë të saj, kryefamiljari Kastriot Cakoni dhe vajza e tij Dirta Cakoni, ndërsa në gjendje të rëndë është edhe bashkëshortja e Kastriotit, Manjola Cakoni.

Motra e Manjolës, Siamira Baçi mes lotësh thotë se Manjola ende nuk është në dijeni që ka humbur burrin dhe vajzën.

“Sot bëhet varrimi në orën 1. Ajo nuk di asgjë. Motra dhe vëllai janë shumë të plagosur nga zemra sepse sot përcillet një engjëll. Ne jemi të vrarë, motrës nuk i kemi thënë asgjë. Gjendja e motrës është kritike.

Djali i saj është shumë mirë, por motra është në gjendje shumë kritike” tha Siamira Baçi.

SHPËRNDAJE