Rrëfim i frikshëm, vrasësi serial, ka ekzekutuar mbi 60 shoferë (FOTO)

“Nuk i mbaj mend të gjithë fytyrat e tyre pasi kanë qenë shumë, mos më tregoni kot fotografi”. Kështu është shprehur vrasësi serial i 60 taksistëve në Kolumbi.

Luis Gregorio Ramirez, 38 vjeç, i cili njihet si “përbindëshi i litarëve”, është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në Kolumbi.

Ai ka folur së fundmi duke thënë se nuk është një i çmendur, ndërsa ka pranuar vrasjen e vetëm 23 taksistëve, të cilët kanë qenë të moshës nga 19 vjeç deri në 30 vjeç dhe me një peshë trupore jo më shumë se 60 kilogramë.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë )

Ai udhëtonte me viktimat e tij në periferi të qytetit, ku i vriste duke i mbytur. Ai tregon se i lidhte me litar viktimat në pemë, me një sistem të komplikuar.

Ai ka thënë disa herë se është pjesë e një grupi kriminal që i ka urdhëruar vrasje, por autoritetet janë shprehur të bindur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.

    

SHPËRNDAJE