Rrëfimi Ekskluziv | Për sa paga të lojtarëve u shit titulli i Kampionit në Kosovë?

Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari ekskluziv “Liga e Kurdisjeve”.

Ky dokumentar i kushtohet kurdisjeve të ndeshjeve në futbollin kosovar, në të cilin jepen detaje përmes rrëfimeve të lojtarëve dhe videoxhirimeve të patransmetuara kurrë më parë.

Granit Kolshi është rasti i parë i një lojtari të guximshëm, i cili foli haptazi për kurdisjen e ndeshjeve në futbollin kosovar.

Në këtë intervistë ekskluzive për Zona Express, ai tregon se si pranoi që të ndëshkohej personalisht që ta luftonte shitjen e lojës nga ekipi i tij nga Fushë Kosova.

Dëgjojeni rrëfimin e tij:

 

SHPËRNDAJE