Rrëfimi i gruas: Ushtarët serbë më dhunuan në sy të babës derisa u alivanosa

Në javën e fundit, njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, ishte dhunimi i grave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë, u kthye edhe njëherë pas publikimit të  një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, përmes së cilës pretendohej të dëshmohen krimet seksuale të serbëve.

Për këtë, të enjten në Frontal, ishte e ftuar njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Ajo  tha se ishte duke qëndruar me familjen e saj në shtëpi, kur serbët hyn më forcë dhe e dhunuan para syve të gjithë familjes.

“Neve kanë hy serbët edhe na kanë dhunuar në shtëpi, nersy familjarëve, nërsy fëmijëve, nersy nenës e babës e burrit. Edhe na kanë marrë me vete peng, tri ditë e tri net, na kanë dhunuar pa ndal. Jemi kanë si grup, neve çka jemi kanë ma të bukura na kanë marrë, e dy tjera i kanë lanë në shtëpi.

Ndërsa më pas, ishte kidnapuar dhe dhunuar për disa ditë me radhë.

“Në kanë marrë e na kanë dergu me një fshat, na kanë dhunuar kah 12-13 herë, derisa jemi alivanosur. E alivanosjen na i kanë hjek me raki e me sh*rrë. Kemi qenë 17 gra, na kanë dërguar në një fshat të Studimes.” Ka thënë për Frontal të T7.

SHPËRNDAJE